Beselidhja e VjeterJobi: Cilit shenjt do ti drejtohesh?
- 1 Thirr, pra, e shih a të përgjigj kush!Cilit shenjt do t`i drejtohesh?
- 2 Vërtet të marrin e mbyt hidhërimi, marroqin smira e vret.
- 3 Pashë se i marri thellë lëshon rrënjë, e mallkova dhe iu shua shtëpia!
- 4 Bijtë e tij s`do të përparojnë, në kuvend të burrave kush s`i mbron.
- 5 Të uriturit ua hanë të korrat, vetë Hyji ua heq nga goja, pasurinë ua përpijnë të etshmit.
- 6 Pra prej pluhurit s`del fajësia, as prej dheut nuk lindin dhimbjet.
- 7 Por njeriu e pjell të keqen, si shpiponja që kap lartësinë.
- 8 Sa për mua Zotit do t`iu lutja, lutjen vet do t`ia drejtoja Hyjit,
- 9 që punë të mëdha e të pashqyrtueshme, mrekulli bën të pakufi,
- 10 që me shi tokës ia lag fytyrën, që i ujit fshatrat me ujë,
- 11 që në lartësi i ngreh të përvuajturit, që i ngrit të mjerët nga fatkeqësia,
- 12 që të paudhëve ua zhduk synimet, hi i bën fitmat e tyre,
- 13 në dredhi të vet dinakët i zë, ua hedh në ajër të mbrapshtëve shestimet.
- 14 Ditën natë ua bën të errët, dielli pishë ata nuk shohin,
- 15 Kurse të mjerin e shpëton, nga shpata e gojës së tyre;skamnorin nga dhunëtari.
- 16 Ai është shpresa e të vobekëtit, mbrapshtia do ta qepë gojën!
- 17 Lum njeriu që e qorton Hyji!Qortimin pranoja të Lumit!
- 18 Plagos po, por dhe shëron, godet po, por edhe shëron!
- 19 Nga gjashtë të këqija do të shpëtojë, kurse e shtata nuk do të prekë!
- 20 Në uri do të të shpëtojë nga vdekja, edhe në luftë nga tehu i shpatës.
- 21 Do të të fshehë nga e keqja e gjuhëse prej cubash s`do të kesh frikë.
- 22 Në shkretim dhe uri do të qeshësh, egërsirat s`do t`i druash.
- 23 Me gurët e arës do të gjejsh marrëveshje, me egërsira do të jesh në paqe.
- 24 Do të jetë në paqe tenda jotekur në banesën tënde të kthehesh, nuk do të ndodhë asnjë e papritur.
- 25 Do të shikosh si fara të shtohet, djemtë e tu si bari i tokës!
- 26 Në varr do të hysh pas jetës fatlume porsi gruri kur mirë piqet.
- 27 Është e vërtetë që s`e lot topi:dëgjo pra, për të mirën tënde!